Një moment tensioni ka ndezur debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banoret Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa janë përfshirë në një grindje me tone të larta.

Konflikti ka nisur pas momentit kur Alba e tërhoqi Bian zvarrë, një aksident që duket se ka acaruar më tej marrëdhënien mes tyre.


Gjatë debatit, Bia i ka thënë Albës se nuk dëshiron të ketë më asnjë komunikim me të.

“Ma shpife. Unë nuk dua muhabet me ty, ti do muhabet me mua".

Alba i është përgjigjur me tone të ashpra, duke u mbrojtur nga akuzat e Bias.

“Ti do të më nxjerrësh sikur të kam bërë diçka".

Ngjarja ka sjellë një atmosferë kaotike në shtëpi, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe të publikut që ndjek çdo zhvillim të reality shout.

Ky incident është vetëm një nga momentet e shumta të tensionuara që shënojnë edicionin e këtij viti, ku marrëdhëniet mes banorëve shpesh shndërrohen në debate dhe përplasje fizike apo verbale. /Telegrafi/