Hygerta Sako duket se i është rikthyer angazhimeve të saj profesionale pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Bukuroshja nga Durrësi ka publikuar një fotografi nga stadiumi i FK Partizani Tirana, duke lënë të kuptohet se është rikthyer në punë.


“Më në fund në stadium”, ka shkruar Sako në InstaStory.

Foto: Hygerta Sako / Instagram

Ndërkohë, ajo ka hapur edhe një seksion pyetje–përgjigje në rrjetet sociale, ku ndjekësit i drejtuan pyetje të shumta lidhur me eksperiencën e saj në BBVK dhe miqësitë që ka ruajtur pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

Hygerta ishte pjesë e listës së finalistëve të këtij edicioni dhe në natën finale u rendit në vendin e pestë.

Me karakterin e saj të fortë dhe debatet e argumentuara, ajo arriti të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e një pjese të madhe të publikut.