LVV, LDK, PDK e AAK po mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin në fjalë.
“Grupi parlamentar i LVV-së e mbështet tërësisht këtë projektligj, duke e vlerësuar të nevojshëm dhe të dobishëm në menaxhimin më të mirë dhe të ligjshëm të situatës me COVID-19. LVV dhe deputetët e saj si dje kur ishin në qeverisje, sit ani në opozitë, si nesër kur do të jemi shumë shpejt në qeverisje e kemi dhe do ta kemi interesin e qytetarëve në rend të parë. Andaj e mbështesim plotësisht këtë projektligj dhe ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve që për të mirën e qytetarëve të mbështetni këtë projektligj”, ka thënë ajo.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni tha se përkundër mangësive që ka ky projektligj, Grupi Parlamentar i LDK-së do ta përkrahë. Megjithatë tha se duhet të kompletohet para votimit për herë të dytë.
“Ligji anti-COVID, ashtu siç e kemi dhënë përkrahjen në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, si GP i LDK-së do ta përkrahim. Ky ligj do të jetë në shërbim të institucioneve që merren me pandeminë dhe për qytetarët të cilët janë ata që qëllimi ynë është për t’i ruajtur.. Ky projektligj ka realisht shumë mangësi të cilat gjatë procedimit para votimit të dytë ta kompletojmë dhe t’i shërbejmë pandemisë në të cilën ne përballemi sot ”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
“ Këtë po e flasim me 5 muaj vonesë. Ky ligj ka pasur mundësi që të votohet shumë, shumë më herët…Jemi që me e votua dhe procedua këtë ligj në lexim të parë, por se për ta bërë një ligj në shërbim të qytetarëve do të duhej minimum 7 ditë kohë komisioni me punua, dhe me i jep mundësi edhe deputetëve të tjerë që ky ligj të jetë i gjithë deputetëve. Dhe nëse dëshironi me aprovua me ndryshime të shpejta atëherë me u jep mundësi deputetëve që të kenë mundësi me i pa amendamentet deri të hënën ose të martën dhe pastaj që ne me përfundua deri të premten të ardhshme”, ka deklaruar Haxhiu.
Këtë projektligj e përkrah edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë e tha Albena Reshitaj nga kjo parti.
“Dua të them që Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahë në parim projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Reshitaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare për zgjedhjet presidenciale
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën ‘Haxhi Zeka’, prokuroria kërkon paraburgim
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën