Një nënë e re është bërë virale pasi fitoi një turne videolojërash në Florida, vetëm pesë ditë pas lindjes me prerje cezariane, duke mbajtur foshnjën e saj të porsalindur në krahë gjatë garës.

Gamerja, e njohur me pseudonimin Legi0n, mori pjesë të shtunën në një turne të Mortal Kombat XL të organizuar nga Juicy Game Night në Orlando, Florida.


Legi0n mposhti tre lojtarë të tjerë – përfshirë edhe bashkëshortin e saj – ndërsa mbante në krahë vajzën e sapolindur, Cereza.

Ajo tha se Cereza lindi më 22 shtator me prerje cezariane, pasi mitra e saj ishte pranë një çarje të plotë.

“Fitoja vetëm sepse ajo më jepte këshilla gjatë lojës”, tha Legi0n me shaka në rrjetet sociale.

Fitorja i solli asaj një shpërblim prej 28 dollarësh dhe një udhëtim në festivalin e lojërave DreamHack Atlanta, që mbahet në fund të tetorit. /Telegrafi/