LAJMI I FUNDIT:

MD-ja mban panel me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, diskutuan për reformimin e sistemit të drejtësisë

MD-ja mban panel me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, diskutuan për reformimin e sistemit të drejtësisë

Ministria e Drejtësisë sot mbajti panelin me partnerët strategjikë ndërkombëtarë në të cilën u diskutua për përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë përmes procesit të vetingut dhe mekanizmave të tjerë, reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe çështje tjera me rëndësi.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se krahas panelit të nivelit politik me ambasadorë u zhvillua paneli i nivelit teknik me pjesëmarrjen fizike dhe përmes platformës elektronike të mbi 70 ekspertëve – përfaqësues të Partnerëve Strategjikë të Ministrisë së Drejtësisë e donatorëve.


“Qëllimi i këtij takimi koordinues teknik me partnerët strategjikë, synoi koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në linjë me programin qeverisës të Ministrisë së Drejtësisë. Zëvendësministrja, Nita Shala, informoi ekspertët rreth pesë qëllimeve strategjike dhe hapi diskutimin për të identifikuar dhe hartëzuar ndihmën konkrete në të cilën mund të llogarisë Ministria e Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, orientimi i diskutimit kishte të bënte me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë, si vijojnë: përmirësimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë përmes procesit të vetingut dhe mekanizmave të tjerë; reformimi i sistemit të drejtësisë penale, civile dhe administrative; adresimi i krimeve të luftës dhe vlerave të mbrojtura me të drejtë ndërkombëtare; përmirësimin e shërbimeve të profesioneve të lira dhe parandalimin e adresimin e dhunës në familje. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori