LAJMI I FUNDIT:

McLaren mohon se modeli i ri do të quhet GTZ (Foto)

McLaren mohon se modeli i ri do të quhet GTZ (Foto)

Duket se aplikimi për patentë, është bërë për një model tjetër

Gjatë Geneva Motor Show, McLaren e ka zhvilluar një aktivitet të fshehtë, ku mysafir kanë qenë vetëm një numër special të ftuarish, transmeton Telegrafi.


I vetmi lajm që ka dalë prej aty, është se ky grand tourer do të jetë më i lehti i kësaj, linje dhe do të ketë teknologji të lartë.

Pa kaluar shumë kohë, zyra ligjore, e angazhuar nga kompania McLaren ka aplikuar për një patentë, nëpërmjet së cilës vendos të drejta autoriale mbi McLaren GTZ, emri i makinës së shpejtë dhe pjesëve përbërëse.

Kjo ka bërë që të mendohet, se modeli i ri do të quhet GTZ, pasi që prodhuesi nuk tregonte ndonjë detaj në këtë aspekt.

Mirëpo, McLaren ka mohuar se modeli i ri do të quhet GTZ, ndërsa nuk ka treguar emrin që do të ketë. /Telegrafi/