LAJMI I FUNDIT:

McLaren 720S pjesë e edicionit special, të ndërtuar vetëm për pistat e Evropës

McLaren 720S pjesë e edicionit special, të ndërtuar vetëm për pistat e Evropës

Kjo makinë do të ndërtohet në pesë versione, që t’i përshtate pesë pistave të ndryshme

Super-makina McLaren 720S – me motorin 4.0 litra V8 që prodhon 710 kuaj fuqi – është shumë e fuqishme për ta vozitur në rrugë, andaj shumë pronarë po e adoptojnë që të jetë e fokusuar për pista, transmeton Telegrafi.


Derisa dihet se McLaren është duke punuar në versionin Longtail për këtë model, mësohet se bëhen edhe punime tjera, për një makinë tjetër me fokus në pista, nga i njëjti model.

Ky model do të vjen si pjesë e një edicioni special, prej vetëm 15 makinave, të ndërtuara vetëm për pistat e Evropës, që t’i përshtaten terreneve në pesë shtete.

Në kuadër të këtij edicioni, McLaren 720S do të përshtatet për Grand Pix të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Belgjikës dhe Italisë.

Të interesuarit për McLaren 720S të këtij edicioni, duhet të sigurojnë 325 mijë euro, që është çmimi i kësaj super-makine shumë të mirë. /Telegrafi/