LAJMI I FUNDIT:

McGregor: Nëse nuk ndodh meçi me Mayweather, do të ndeshem me Pacquiaon (Video)

McGregor: Nëse nuk ndodh meçi me Mayweather, do të ndeshem me Pacquiaon (Video)

Kampioni i dyfishtë i UFC-së, Conor McGregor, është shumë i vendosur që të vihet përballë Floyd Mayweatherit, saqë po mundohet në çdo aspekt që “ta detyrojë boksierin” të hyjë në ring me të.

Javë më parë ishte raportuar se dyshja kishin arritur marrëveshje për duelin e shumëpritur, pasi irlandezi kishte udhëtuar në Las Vegas për të arritur marrëveshje me përfaqësuesit e kampionit amerikan.

Mayweather kërkon nga McGregor që t’i zgjidhë problemet me UFC nëse e do duelin mes tyre
Lexo po ashtu Mayweather kërkon nga McGregor që t’i zgjidhë problemet me UFC nëse e do duelin mes tyre

Mirëpo, Mayweather e ka mohuar arritjen e marrëveshjes duke thënë se shefat e UFC-së nuk po e lejojnë që të ndodhë përballja.


Dueli i shumëpritur

McGregor vazhdon të mendojë se ka aftësi për t’u bërë njeriu i parë që e mposht pesë herë kampionin e boksit, njofton Telegrafi.

Për këtë arsye, ai po vazhdon të drejtojë akuza në adresë të Mayweather, ndërsa ka pohuar se nëse nuk ndodh meçi me të, ai do të përballet me një prej ish-kundërshtarëve të boksierit, në veçanti me Manny Pacquiaon, për të cilin thotë se Floyd nuk ka arritur ta mposhtë.

“Mendoj se (dueli me Mayweather) është diçka që e duan të gjithë, është diçka që ka shumë kuptim”, McGregor për revistën GQ.

“Mirëpo, nuk e kam problem që të përballem dhe ta rrah njërin prej kundërshtarëve të tij që ai nuk ka arritur t’i mposhtë”, ka shtuar më tej irlandezi. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BQyAlyng-Id/?r=mg1

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori