LAJMI I FUNDIT:

Mbytet një shqiptar nga Kosova në plazhin e Durrësit

Mbytet një shqiptar nga Kosova në plazhin e Durrësit

Një qytetar i Kosovës me inicialet S.O, i moshës 80 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shqipërisë.


“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues)”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.