LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja si pasojë e coronavirusit: Lituania, Estonia dhe Letonia do t’i hapin kufijtë mes vete

Mbyllja si pasojë e coronavirusit: Lituania, Estonia dhe Letonia do t’i hapin kufijtë mes vete

Treshja baltike Lituania, Estonia dhe Letonia do të hapin kufijtë mes vete duke filluar nga 15 maji, pasi që deri më tani, ishin të mbyllur si pasojë e coronavirusit.

Banorët e secilit shtet do të jenë të lirë të lëvizin nëpër zonë, por kushdo që hyn nga jashtë do të duhet të kalojë nëpër karantinë, transmeton Telegrafi.


Marius Laurinavicus, analist i lartë në Institutin Vilnius në Lituani, bëri të ditur se situata në shtet e Baltikut është shumë më i mirë se në pjesët e tjera të Evropës.

“Situata jonë në Lituani – edhe më shumë në Letoni – është shumë më e mirë sesa në vendet Nordike. Kjo është arsyeja, prapa këtyre vendimeve, situata te ne është më mirë se të tjerët”, ka thënë Laurinavicus. Por, ai theksoi se shtetet baltike, janë ende të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme.

“Jo vetëm autoritetet, por edhe shoqëritë tona janë ende të kujdesshme. Ne nuk po themi se gjithçka ka përfunduar dhe mund të bëjmë atë që duam, duhet të presim derisa gjithçka të kthehet në normalitet”, përfundoi ai.

Sipas tij, meqenëse në këto shtete gjendja është më e mirë dhe vetëdija e lartë lidhur me rrezikun, pritet që shumë më shpejtë gjendja të kthehet në normalitet.

Gjatë ditës së djeshme, në Letoni raportuar një i sëmurë me coronavirus, që e ngritë në 951, numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Lituania raporton për 1,505 të infektuar, 14 prej të cilëve gjatë ditës së djeshme, derisa infektimi i pesë personave me coronavirus në gjatë ditës së djeshme e ngritë në 1,751 numrin e përgjithshëm të tyre. /Telegrafi/