LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e komunave paralele, Haradinaj-Stublla: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

Mbyllja e komunave paralele, Haradinaj-Stublla: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka përshëndetur aksionin e organeve shtetërore për mbylljen e komunave paralele serbe në vend, duke theksuar rëndësinë që ka koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj ka shprehur brengën se nëse kjo është bërë për lejuar Listën Serbe të operojë në Kosovë dhe për të kursyer kriminelin Milan Radoiçiq nga aktakuza, atëherë nuk është ndonjë fitore e madhe.


“Është për t’u përshëndetur fakti se aksionet (moti-të-domosdoshme) të prokurorisë e policisë për spastrimin e Republikës së Kosovës nga strukturat paralele ilegale të Serbisë duket që janë të mirë-koordinuara politikisht me aleatët ndërkombëtar – meqë ende nuk kemi asnjë kundërshtim e reagim nga shtetet e QUINT-it. Por nëse çmimi për këtë është ‘kursimi’ i Radojçiq nga aktakuza, dhe vazhdimi i financimit e operimit pa pengesa të të ashtuquajturës parti Lista Serbe në Kosovë, atëherë nuk e di a mund ta quajmë fitore dhe spastrim nga strukturat ilegale të Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Aksioni kundër strukturave paralele, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog
Lexo po ashtu Aksioni kundër strukturave paralele, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se autoritetet më 2 shkurt kanë mbyllur tri komuna paralele serbe në Pejë, Istog dhe Klinë.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Pejë bëri të ditur se Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion në disa lokacione nën dyshimet për veprimtari të paligjshme.

Sveçla tha se në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

“Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët serbë në Serbi dhe Lista Serbe në Kosovë reaguan ndaj këtij aksioni policor, që kishte për shënjestër ato që Serbia i quan organe të përkohshme, që punojnë sipas sistemit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se përveç aksionit për mbylljen e organeve të përkohshme komunale në Pejë dhe Istog, Policia e Kosovës ka hyrë në qendrën mjekësore në Osojan dhe e kanë mbyllur të njëjtën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori