Duket se ka ndodhur një incident në Big Brother VIP Kosova 2 në orët e vona të mesnatës.

Raportohet për një sherr në mes të dy banorëve të kësaj shtëpie, Gani Gërmisë dhe Bleros.


Për këtë rast u tha se produksioni ka mbyllur transmetimin për disa orë me radhë.

Screenshot 28 Foto: Screenshot/Instagram

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, disa nga komentet kanë lënë të dyshohet për një gjë të tillë.

“Ndalohet transmetimi live, nuk jeni transparentë”, “Skandal kanë bllokuar liven gjithandej”, “Kanalet i keni bllokuar, s’po bëjnë hiç” - qenë vetëm disa nga komentet.

Screenshot 29 1 Foto: Screenshot/Instagram

Pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë sqarim nga produksioni apo nëse do të diskutohet kjo.

Ndryshe, të dy banorët po vazhdojnë të qëndrojnë akoma brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Screenshot 31 Foto: Screenshot/Instagram