LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet salla “1 Tetori”, qytetarët nuk arrijnë të marrin vaksinën

Mbyllet salla “1 Tetori”, qytetarët nuk arrijnë të marrin vaksinën

Qendra e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot është mbyllur, pa paralajmërim.

Qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për vaksinim, disa prej tyre për dozën e dytë e disa për të parën, janë detyruar të kthehen në shtëpi.


67-vjeçarja nga Prishtina, Zyhrije Gagica tha për Telegrafin se askush nuk i kishte njoftuar se sot nuk do të bëhet vaksinim.

Ajo u shpreh se iu ka dashur shumë kohë për ta marrë vendimin për vaksinim, pasi edhe me shëndet nuk ka qenë mirë.

“Kam ardhur për dozën e parë, por nuk po punojnë. Unë erdha prej Vranjefcit. Edhe jam frikësuar, por edhe me shëndet nuk jam mirë që me u vaksinua në çdo kohë. Sot mezi vendosa me ardh e me marr vaksinën por qenka mbyll. Nuk kam çfarë të bëjë”, tha Gagica për Telegrafin.

Gagica tha se do të ishte shumë më mirë që të ishte një ekip kujdestare të paktën në fundjavë.

“Nuk na ka lajmëruar askush që nuk ka vaksinim sot. Është dashtë me lanë një ekip kujdestare, se puna është ashtu. Virusi në gjithë botën, tash duhet me i vaksinu të gjithë më shpejt, jo me mbyll”, u shpreh ajo.

Një qytetar tjetër, i cili deshi të mbetej anonim, tha se ka ardhur ta marr dozën e dytë të vaksinës, disa ditë pas terminit, pasi më herët kishte qenë i sëmurë.

“Terminin e kam pasur para disa ditësh, por nuk ndjehesha mirë, e më kanë thënë të vij kur të jem më mirë. Nuk kam pa që ka pas ndonjë njoftim se nuk do të ketë sot vaksinim. Nuk është në rregull kështu, është dash me lajmërua”, tha ai.

Ndryshe, Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me Koordinatorin për Vaksinim në Qendrën “1 Tetori”, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Në hyrje të Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, sot po qëndron një polic i vetëm, i cili nuk lejon as mediet të hyjnë brenda për të marrë pamje, pasi siç tha ai ka marrë urdhër të mos lejojë askënd të hyjë brenda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori