LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Shqipëri, Berisha përmend video erotike: Do ua jap organeve hetimore

Protesta në Shqipëri, Berisha përmend video erotike: Do ua jap organeve hetimore

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përmendur sonte disa video erotike që ka në celular që implikon zyrtarët e qeverisë shqiptare, por të cilat deklaroi se nuk do t’i publikojë asnjë.

Ai tha se do i dërgojë ato para organeve hetimore. Berisha tutje u shpreh se nuk fyen kurrë një grua pasi nuk mund të sillet ndaj tyre ashtu siç tha, bën Edi Rama.


”Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do t’i dorëzoj në organet kompetente hetimore”.

”Por, përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për t’u publikuar, nuk ndodh ajo”.

Shqipëri: Tensionohet situata jashtë Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë
Lexo po ashtu Shqipëri: Tensionohet situata jashtë Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

Tutje, Berisha u lëshua edhe në akuza për Ramën, për të cilin tha se “jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale”.

”Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë”.

”Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme. Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara.”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori