Kanë përfunduar 45 minutat e parë në duelin që Kosova po e zhvillon ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët e nisën ndeshjen më mirë, duke sulmuar ekipin mysafir që luante humb mbrapa.


Shansi i parë për Kosovën erdhi në minutën e tetë, kur Vedat Muriqi gjuajti me kokë, por kishte shkaktuar faull më herët.

Screenshot 25 4

Edhe në minutat në vazhdim, Andorra u mbrojt me të gjitha forcat në mbrojtje, duke mos arritur të kalojnë as gjysmën e tyre të fushës.

Në minutën e 21-të, Milot Rashica pasoi te Arbër Zeneli, por ky i fundit nuk arriti të shënonte nga një pozitë ideale.

337101179 3381373822103704 5482435064493618218 n gigapixel standard scale 2 00x

Deri në fund të pjesës së parë, Kosova vazhdoi me sulme në drejtim të portës mysafire, derisa Muriqi (44') kishte një mundësi të artë shënimi, por portieri Iker Alvarez e stopoi atë.

Në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë angazhimin e madh të lojtarëve tanë që të tundin rrjetën e Andorrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app