LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pjesa e parë mes Manchester United dhe Manchester Cityt

Mbyllet pjesa e parë mes Manchester United dhe Manchester Cityt
Foto: Manchester United/Twitter

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester United dhe Manchester Cityt që po zhvillohet në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi 1-0, falë një auto-goli të realizuar vetëm shtatë minuta që startoi derbi përmes Eric Baillyt.


United tentoi të këndellej shpejtë pas këtij goli të pranuar, por presioni i mysafirëve u rrit edhe më shumë.

Mund të thuhet se David de Gea ishte shpëtimtari i Djajve të Kuq në këta 45 minutat e parë, duke bërë pritje të njëpasnjëshme.

Gabriel Jesus në minutën e 29-të dështoi të shënonte nga afërsia, me portierin spanjoll që bëri një pritje gjigante.

Kaluan vetëm gjashtë minuta nga ai rast dhe Kevin de Bruyne lëshoi një goditja të fuqishme, por sërish De Gea ishte aty.

Victor Lindelof sa nuk shënoi auto-gol, por spanjolli e ndaloi edhe atë gjuajtje, por jo edhe atë në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Bernardo Silva arriti të gjente një kënd të hapur, për të mposhtur De Gean në minutën e 45-të, për rezultatin 2-0

Në 45 minutat e dytë me shumë gjasë do të ketë së paku edhe një gol, duke ditur ritmin e shpejt të lojë që po zhvillohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori