Mbyllet ndeshja dramatike në Anfield: Liverpooli merr fitore të mundimshme ndaj West Hamit

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore mjaftë të vështirë në Anfield Road ndaj West Ham United në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier me rezultat 3-2.
The Reds kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë me anë të Georgino Wijnaldum që u asistuam në mënyrë perfektë nga Trent Alexander-Arnold.
Por, ‘Çekanët i barazuan shifrat pak minuta me vonë me anë të Issa Diop (12), që u shërbye nga Robert Snodgrass.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe treg gola të tjerë.
West Hami e përmbysi rezultatin në minutën e 54-të me golin e shënua nga Pablo Fornals me një asistim të Declan Rice.
Mirëpo, The Reds nuk u dorëzuan deri në fund dhe arritën t’i barazonin shifrat me golin e Mohamed Salah (68’), që u gjet mjaftë mirë nga Andy Robertson.

Kur u mendua se skuadra e Jurgen Klopp po merrte një barazim, Sadio Mane në minutën e 82-të e riktheu epërsinë për skuadrën e tij, derisa Alexander-Arnold ishte sërish në rolin e asistuesit.
Liverpooli vazhdon i pamposhtur edhe pas javës së 27-të në Ligën Premier me 79 pikë si lider, ndërsa në xhiron e 28-të do të takohen me Watfordin. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_NEXUS_F1/status/1232051723365019648
https://twitter.com/D9INE_EUROPE/status/1232057416067366913









































