LAJMI I FUNDIT:

​Mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë pasi gjashtë punëtorë u infektuan me COVID-19

​Mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë pasi gjashtë punëtorë u infektuan me COVID-19
Foto: Arkiv

Komuna e Fushë Kosovës ka mbyllur çerdhen publike “Gëzimi ynë” pasi gjashtë punëtorë kanë rezultuar me coronavirus.

Në një njoftim të Komunës thuhet se çerdhja publike do të jetë e mbyllur deri më 20 dhjetor dhe se për çdo ndryshim prindërit do t’i njoftojnë me kohë.


“Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike “Gëzimi Ynë”  në Fushë-Kosovë se çerdhja do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune. Pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, gjashtë  punëtorë të këtij institucioni  kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas rekomandimit të IKSHP-së për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe stafit të punëtorëve jemi të detyruar të mbyllim çerdhen nga data 03 dhjetor deri me 20 dhjetor 2020. Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori