Mbyllen mbi 20 kafiteri në kryeqytet, gastronomët e quajnë “ofensivë” qasjen e institucioneve
Mbi 20 kafiteri janë mbyllur dy ditët e fundit në Prishtinë nga Inspektorati. Kjo me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat e hyra në fuqi për parandalim të pandemisë COVID-19.
Shoqata e Gastronomëve e quan “ofensivë” qasjen e institucioneve ndaj këtij sektori. Sipas të njëjtës, 95 për qind e tyre plotësojnë kushtet për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Në dyert e shumë lokaleve në qytet, janë vendosur ndalesat për të punuar.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka thotë se kafiteritë e mbyllura kishin të njëjtin konstruksion të lokalit që nga e hëna kur janë masat në fuqi. Ai shton se ka paqartësi edhe në interpretimin e vendimit të fundit.
“Me të vërtetë është e pakuptimtë dhe nuk jemi duke e kuptuar as vet. Ka raste unë kam video që shumë lokale i plotësojnë krejt kushtet që kërkohen të punohet në ambient të jashtëm. Ambient i jashtëm është kur ke hapësirë dhe hapje edhe anash, hapje lartë dhe përpara. Nuk e di çfarë lypet më shumë se ajo hapësirë e hapur. Ka lokale që nuk kanë terasë hiç, ajo është gjithqysh për ty mbyllur. Kjo ofensivë edhe nga ana e inspektoratit edhe nga ana e policisë, mënyra qysh po i interpretohet, kanalizohen problemet, ka dallim shumë”, deklaron ai.
Zuka shton se kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati, por që nuk janë marrë parasysh.
“Prej të hënës i kanë vizituar këto lokale edhe deri të enjten ju kanë thënë që janë në rregull me hapësirë të hapur. Dhe të enjten po vjen automatikisht me vendim që nuk i plotëson kushtet dhe je i mbyllur. Nuk e di ku është fundi, por kjo është e papranueshme. Ne i kemi kërkuar shumë opsione të tjera edhe ministrisë që të mund të funksionojmë”, shton Zuka për KosovaPress.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve thekson se ndalimi i veprimtarisë së këtyre kafiterive do të zgjas deri me datën 13, por që sipas tij nuk dihet çfarë do të ndodhë pas kësaj date.
“Prej 20 deri në 25 gjithqysh që dy netë, dhe ju garantoj që 95 për qind prej tyre i plotësojnë kushtet për hapësira. Ju garantoj që gjysma por edhe 95 për qind e lokaleve i plotësojnë kushtet për hapësirë të hapur, sepse i kanë terasat lëvizëse. Në moment që është lëvizëse ajo krijon hapësirë vetvetiu sepse janë të konstruktuara ashtu”, shprehet ai.
Nga e hëna kur kanë hyrë në fuqi këto masa, sektori i gastronomisë mund të punojë vetëm deri në orën 21:30 dhe atë vetëm në ambiente të hapura e duke e shfrytëzuar vetëm 50% të hapësirës./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre