LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen dy lokale masazhi në Ferizaj

Mbyllen dy lokale masazhi në Ferizaj

Në orët e mbrëmjes, Inspektorati Komunal me autorizimin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, përkatësisht Njësitin Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në disa pika, lokale ku ofrohet shërbimi i masazhit.

Siç njofton Komuna e Ferizajt, gjatë kontrollit, dy prej këtyre lokaleve janë mbyllur për shkak mungesës së dokumentacionit të rregullt dhe shkeljeve të tjera të parapara sipas ligjeve në fuqi të inspektimit dhe zhvillimit të afarizmit si dhe dyshimeve për zhvillimin e dukurive devijante.


Njëri lokal është mbyllur në rrugën “Zenun Beqa”, kurse tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Inspektorati Komunal në përbërje edhe me inspektorë sanitar dhe të tregut, kanë mbyllur këtë aksion të sontëm, për të rifilluar edhe në zona tjera ky inspektim.

Siç thuhet në njoftim, nga vizitat në këto lokale, një person i gjinisë femërore është ndaluar nga Policia e Kosovës për shkak mos posedimit të dokumenteve të identifikimit.

“Aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim deri në kthimin e ligjshmërisë dhe operimit sipas rregullave afariste. Kjo është vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, për të cilin aksion, Komuna e Ferizajt falënderon publikisht për bashkëpunimin edhe organet e sigurisë, Policinë e Kosovës në Ferizaj, Njësitin kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe inkurajon qytetarët të raportojnë pika, lokale të dyshimta ku mund të kryhen veprimtari devijonte”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori