LAJMI I FUNDIT:

Mbulesa e dëborës vazhdoi sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit

Mbulesa e dëborës vazhdoi sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit

Mbulesa e re e dëborës vazhdoi sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit. Turistët që shfrytëzojnë fundjavat e fundit për skijim, thonë se ndjenja të skijosh në muajin mars është shumë e mirë.

Ato theksojnë Kodra e Diellit ka parakushte ideale natyrore për zhvillimin e turizmit dimëror, por duhet më shumë të punohet në infrastrukturë.

Hotelierët thonë se sezoni ka shkuar mirë. Disa prej turistëve të huaj hoqën dorë kur kanë parë se në çfarë gjendje është rruga që çon tek objektet e tyre. Është i nevojshëm restaurim i rrugës, borë artificiale dhe funksionimi i teleferikut gjatë gjithë vitit, të mos varen nga dimri, përkatësisht të zhvillohet edhe turizmi verore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga udhëheqësia e qendrës skijimore, thonë se ky vit ka qenë një ndër sezonet më të suksesshme. Është vendosur edhe sistem elektronik i pagesës së kartave dhe në mënyrë të plotë është rikonstruaar një teleferik, ndërsa momentalisht po punohet në rritjen e numrit të vendeve të parkingut./Telegrafi/