LAJMI I FUNDIT:

Mbrohet në heshtje i akuzuari për vrasjen në tentativë të gazetarit Alban Selimi

Mbrohet në heshtje i akuzuari për vrasjen në tentativë të gazetarit Alban Selimi

Arsim Limani është ulur sot në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prishtinës për t`u përballur me akuzat për vrasje të rëndë në tentativë të gazetarit Alban Selimi në mars të vitit 2023.

Në seancën e sotme ishte paraparë të bëhej dhënia e mbrojtjes nga i akuzuari, por ai shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje.“I kam kuptuar të drejtat dhe dëshiroj të mbrohem në heshtje”- u shpreh i akuzuari Limani.


Përveç kësaj, në seancën e sotme u bë edhe administrimi i provave materiale me ç’rast u dhanë sqarime edhe rreth video incizimeve për të cilat ishte krijuar konfuzitet në seancën e fundit.

Rreth kësaj çështje prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila lëndën e ka trashëguar nga Ilaz Beqiri, tha se pasi ka biseduar me këtë të fundit ka kuptuar se në fakt kurrë nuk kanë ekzistuar dy CD me video incizime. Ndërsa, sipas saj, ka qenë gabim teknik që në aktakuzë janë propozuar dy CD.

Lidhur me këtë avokati Kujtim Kërveshi, i cili në këtë procedurë përfaqëson të dëmtuarin Alban Selimi, deklaroi se për këtë çështje i është drejtuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Mbrojtja ju njofton se asnjëherë nuk ka pretenduar se ekziston video incizim i vendit të ngjarjes gjatë kryerjes së veprës penale, por incizimi i asaj nate për të cilin kemi informatë të saktë që policia e ka disponu e për çudinë tonë institucionale nuk e kemi atë CD”, u shpreh Kërveshi, raporton Kallxo.com.

Vrasja e rëndë në tentativë ndaj gazetarit Selimi, avokati thotë se është zhdukur CD-ja e vendit të ngjarjes
Lexo po ashtu Vrasja e rëndë në tentativë ndaj gazetarit Selimi, avokati thotë se është zhdukur CD-ja e vendit të ngjarjes

Përveç kësaj, avokati Kërveshi propozoi edhe disa fotografi të administrohen si prova materiale, propozim ky që u miratua nga Gjykata.

Në fotografi shihet shtëpia e të dëmtuarit pas zjarrit, njëra foto në natën kritike, kurse tjetra të nesërmen.

“Këto fotografi dëshmojnë para jush volumin e zjarrit dhe forcën që ka pasur, potencialisht ka pasur forcën për ta kapluar krejt shtëpinë”, tha avokati Kërveshi.

Ky rast po gjykohet në Departamentin e Krimeve të Rënda me trupin gjykues të kryesuar nga Medije Bytyqi, anëtarët Agim Kuqi dhe Ngadhnjim Arrni.

Seanca e radhës u caktua të mbahet më datën 12 shkurt kur edhe pritet të thuhen fjalët përfundimtare.

Sipas dosjes së Prokurorisë, në mars të vitit 2023 i akuzuari Arsim Limani ka tentuar të privojë nga jeta Alban Selimin përmes ndezjes së flakës në garazhin e shtëpisë së tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Arsim Limani ishte afruar tek dera e garazhit dhe kishte hedhur një shishe benzinë të ndezur me ç’rast garazhin e kanë përfshirë flakët.

Alban Selimi në kohën e kryerjes së veprës nuk ka qenë në shtëpi, kështu duke jua rrezikuar jetën bashkëshortes dhe fëmijëve të Selimit – thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, në kornizën e dritares i akuzuari paraprakisht kishte shkruar fjalët “Mos ha m** shumë”.

Zjarri, sipas aktakuzës, është vërejtur dhe fikur nga kalimtarët e rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori