LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e rëndë në tentativë ndaj gazetarit Selimi, avokati thotë se është zhdukur CD-ja e vendit të ngjarjes

Vrasja e rëndë në tentativë ndaj gazetarit Selimi, avokati thotë se është zhdukur CD-ja e vendit të ngjarjes

Në rastin ku Arsim Limani po akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë se në mars të 2023-ës, ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi, përfaqësuesi i këtij të fundit, avokati Kujtim Kërveshi ka thënë CD-ja me video-incizimet në vendin e ngjarjes është zhdukur ose fshehur nga Policia.

“Këto file që janë në këtë CD, nuk janë file të cilët na kemi besu që janë, file që do prezantohen prej Prokurorisë, nuk janë incizime të cilat mbrojtja e të dëmtuarit beson se ato incizime ose janë humbur nga Policia ose janë fshehur”, tha avokati Kërveshi, duke pretenduar se nga dy CD-të me video-incizime të propozuara në aktakuzë, njëra është zhdukur.


Andaj, ai ka kërkuar nga gjykata që procesverbalin e kësaj seance t’ia kalojnë Kryeprokurorit të Shtetit, për të ndërmarrë veprime ndaj kujtdo qoftë që sipas tij, ka guxuar ta kontaminojë këtë rast penal.

Vrasja e rëndë në tentativë, babai i gazetarit Selimi thotë se reja e tij dëneste nga vaji kur i ishte vënë flaka garazhës
Lexo po ashtu Vrasja e rëndë në tentativë, babai i gazetarit Selimi thotë se reja e tij dëneste nga vaji kur i ishte vënë flaka garazhës

“Duke qenë se në njohuritë tona që nga faza e hetimeve kanë ekzistu incizime e të cilat sot organi i akuzës nuk është në gjendje të na i prezantojë, andaj kërkesa ime nuk bëhet vetëm në dritën e këtij rasti, por edhe rasteve të tjera ku trimëria e rastit në detyrë zyrtare shkon edhe deri në kontaminim të rasteve penale të ndjeshme si këto”, tha Kërveshi.

Ndërsa, për CD tjetër e cila u lëshua në sallë për t’u shikuar, avokati Kërveshi propozoi që me qëllim të ekonomizimit të seancës, të mos humbin katër orë kohë për t’i parë ato. Sipas tij, nuk flasin për veprimet e të akuzuarit, për fshehjen dhe asgjësimin e provave pas kryerjes së veprës penale.

“Të nderuar gjyqtarë, unë sot më duhet me ju thanë paramendoni mos me i pas pranu veprimet i akuzuari që është këtu në sallë edhe me na ardhë qeto kamera të ditës së nesërme tash krahasoni pragun e drejtësisë dhe drejtshmërisë që mundet me i dhanë një proces gjyqësor”, tha avokati Kërveshi.

Ndërsa, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi tha se gjykata ka pranuar një njoftim nga Prokurori i Shtetit se i njëjti është njoftuar prej Policisë se nuk ka video-incizim tjetër.

Lidhur me këtë, prokurorja Javorka Perlinçeviq, tha se sapo e ka marrë lëndën në fjalë për ta përfaqësuar dhe sipas saj në shkresat e lëndës ekziston vetëm një CD, e që nuk është në dijeni nëse është e njëjta që sot u lëshua në gjykatë.

“Nëse ekziston mundësia që është tjetër, unë propozoj që seanca e sotme të ndërpritet, së paku për dy javë sepse javën tjetër jam e zënë, atëherë parashikojmë nëse është e njëjta CD, për këtë moment kemi vetëm këtë mundësi”, tha ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Limani, avokati Fanol Krasniqi tha se në njoftimin e Prokurorisë thuhet se prokuroria është tërhequr nga propozimi, që do të thotë se nuk është objekt vlerësimi CD-ja në fjalë.

“Përfaqësuesi le ta sqaron se çka po kërkon, shkresat e lëndës prej ditës së parë thonë se nuk ka pas kamera në vend të ngjarjes, nuk ka pas kamera”, tha Krasniqi.

Në këto rrethana, gjykata ka aprovuar propozimin e prokurores Perlinçeviq që seanca e sotme të ndërpritet në mënyrë që ta rishikojë lëndën në tërësi.

Kujtojmë se në këtë seancë, gjykatësja Bytyqi bëri të ditur se i akuzuari gjendet në masën e arrestit shtëpiak, pasi që për seancat e radhës, do të urdhërohet Policia ta sjellë të akuzuarin në gjykatë.

Ndryshe, në shkresën zyrtare të Policisë e Kosovës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se të gjitha provat (video-incizimet), së bashku me deklaratën e të pandehurit dhe shkresat e tjera të lëndës, i janë bashkëngjitur kallëzimit penal dhe më 18 mars 2023, janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, në këtë shkresë thuhet se më 11 dhjetor 2023, Policia e Kosovës është kontaktuar nga prokurori Ilaz Beqiri i cili e ka njoftuar policinë se në CD-të të cilat ishin bashkëngjitur kallëzimit penal nuk i kishte video-incizimet dhe ka pyetur policinë nëse atë janë të arkivuara në stacion policor.

Ndërsa, lidhur me këtë kërkesë të prokurorit, Policia e Kosovës përmes këtij shënimi zyrtar e kishte njoftuar të njëjtin se të gjitha materialet janë dorëzuar në prokurori dhe se nuk kanë ndonjë kopje të ruajtur në arkivin e tyre.

Kurse, Prokurori i Shtetit përmes shkresës zyrtare të 20 dhjetorit 2023, e kishte njoftuar Gjykatën Themelore në Prishtinë se ka kërkuar nga Policia e Kosovës video-incizimet, mirëpo sipas tij policia kishte bërë të ditur se tanimë nuk e disponojnë atë video-incizim.

Andaj, prokurori në këtë shkresë kishte theksuar se në pamundësi për sigurimin e atij video-incizimi dhe duke marrë parasysh faktin se i pandehuri në të gjitha fazat e procedurës penale ka pranuar veprimet e tij, “tërhiqem nga propozimi që është bërë në aktakuzë për shikimin e video incizimit të vendit të ngjarjes”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 gusht 2023, thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Arsim Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve. Këtë tentativë, i akuzuari thuhet se e ka bërë pasi është afruar tek dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori