LAJMI I FUNDIT:

Mbretit Charles III-të ia ‘vjedhin’ delet

Mbretit Charles III-të ia ‘vjedhin’ delet

Mbreti Charles III-të është i njohur si ambientalist i madh dhe për pasionin në bujqësi.

Por, duket se kjo nuk mjafton për ta parandaluar të bëhet objektiv i fundit i aktivistëve të të drejtave të kafshëve që kanë ‘sulmuar’ një fermë në pronën e tij në Sandringham.

Tre gra nga grupi aktivist “Animal Rising” dyshohet se kanë hyrë në fermën Appleton, në West Newton, Norfolk, të mërkurën në mbrëmje dhe vodhën tre qengja, për të cilat ata pretenduan se po përgatiteshin për therje.


Pasi “çliruan” tre qengjat, ata i dërguan kafshët – Sooty, Sunny dhe Sammy – në një “vend të sigurt”, ku thanë se do të jetonin pjesën tjetër të jetës së tyre në paqe, raporton thetelegraph.

Për të fituar publicitet maksimal, tre aktivistët mjedisorë më pas udhëtuan 200 kilometra me veturë nga Sandringham në Kështjellën Windsor, ku u përpoqën të dorëzoheshin në polici.

Sarah Foy, 23, Rosa Sharkey, 23 dhe Rose Patterson, 33 – të gjitha duar me përvojë në veprime të drejtpërdrejta dhe protesta përçarëse – pozuan për foto duke mbajtur pankarta me sloganin “Unë shpëtova delen e mbretit”.

Mbreti ka sjell mijëra dele të reja në pronë që kur mori drejtimin e fermës nga Duka i ndjerë i Edinburgut në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Sa është gjysma e 4+4?", detyra matematikore që po habit internetin

Virale
Shtatë gjuetarë thesaresh në Britani bëhen milionerë, thesari i tyre me mijëra monedha argjendi u shit për 4.3 milionë funte

Shtatë gjuetarë thesaresh në Britani bëhen milionerë, thesari i tyre me mijëra monedha argjendi u shit për 4.3 milionë funte

Interesante
Çmimi i ri i byrekut në Sarajevë thuhet se

Çmimi i ri i byrekut në Sarajevë thuhet se "i ka zënë të gjithë në befasi"

Interesante
Përgjigja e vajzës për pyetjen se sa vjeç është nëna e saj, i bëri njerëzit të qeshin

Përgjigja e vajzës për pyetjen se sa vjeç është nëna e saj, i bëri njerëzit të qeshin

Fun
Burri e 'voziti' për javë të tëra biletën fituese prej 50 mijë dollarësh

Burri e 'voziti' për javë të tëra biletën fituese prej 50 mijë dollarësh

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Kalo në kategori