Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me raketat e para me rreze të gjatë veprimi, bëri të ditur sekretari i mbrojtjes britanike, përkundër kërcënimeve ruse ndaj perëndimit.

Ben Wallace tha se sistemi raketor me lëshim të shumëfishtë M270 do ta ndihmojë Ukrainë që ta mbrojë veten nga Rusia.

Qeveria britanike ende nuk ka konfirmuar sasinë e saktë të dërgesës, por që BBC ka kuptuar se fillimisht do dërgohen vetëm tre nga to, transmeton Telegrafi.

Vendimi erdhi pas koordinimit me SHBA-në, nga ku gjatë javës së kaluar bënë të ditur se edhe ata do e furnizojnë Ukrainën me sistem raketor me rreze të gjatë veprimi.

Reklama

Lëvizje e SHBA-së veçse ka nervozuar Moskën zyrtare, dhe të dielën presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi me zgjerimin e listës së shënjestrave në Ukrainë të cilat Rusia do t’i sulmojë në rast se vendet perëndimore do të furnizojnë Kievin me armë të cilat kanë rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/

Reklama