LAJMI I FUNDIT:

“Mbretëria e Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan”, Kearns: Vuçiq po ndjek skemën e Putinit për aneksimin e veriut të Kosovës

“Mbretëria e Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan”, Kearns: Vuçiq po ndjek skemën e Putinit për aneksimin e veriut të Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë thirrje që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të përqendrohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kearns ka theksuar mungesën e drejtësisë për sulmin në Banjskë dhe mungesën e sanksioneve nga Bashkimi Evropian kundër Serbisë, duke vënë në dukje marrëveshjet e vendeve të BE-së me Serbinë për litiumin dhe avionët.

“Pas deklaratave të mbrëmshme nga Presidenti [serb] Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë)”.


“Vuçiq po ndjek skemën e Putinit duke përgatitur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse, populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe mjete në ambiciet irredentiste”, ka shkruar Kearns në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Deputetja britanike ishte ndër të parët që kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës, sikurse ai që ndodhi më 24 shtator, 2023 në Banjskë.

Në korrik të vitit 2023, ajo kishte alarmuar se në Kosovë po hyn armatim nga Serbia përmes autoambulancave, e të cilat, sipas saj, po vendosen nëpër kisha ortodokse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori