Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka porositur anëtarët e kabinetit të tij që të bëjnë një plan për kthimin e numrit të të punësuarve në institucionet publike në nivelin e vitit 2016, që nënkupton largimin e një të pestës së punonjësve aktual.

Ministrat duhet të bëjnë një plan që do të kursejë rreth një miliard euro, i cili është pjesë e masave që synojnë lehtësimin e krizës aktuale të kostos së jetesës për qytetarët, por edhe mundësimin e miratimit të një ligji për uljen e taksave.

Ai kërkoi që plani t’i dorëzohet brenda një muaji dhe ngarkesa në sektorët administrativë të qeverisë të kthehet në nivelin e vitit 2016.

Aktualisht ka 475 mijë punonjës në shërbimin civil të Mbretërisë së Bashkuar dhe synimet për të ulur këtë numër janë karakterizuar si populizëm dhe një përpjekje e papërgjegjshme për të reduktuar aparatin shtetëror.

“Çdo funte e shpenzuar për ta, qytetarët do të mund t’i përdorin më zgjuar për nevojat dhe prioritetet e tyre të jetës, për jetën e tyre”, tha Johnson.

Qeveria britanike ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se në situatën aktuale të rritjes së kostos së jetesës, publiku pret që qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për t’u përballur me krizën. /Telegrafi/