LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha nuk do të udhëtojë për në Londër për të emëruar kryeministrin e ri britanik, për herë të parë në mbretërimin e saj

Mbretëresha nuk do të udhëtojë për në Londër për të emëruar kryeministrin e ri britanik, për herë të parë në mbretërimin e saj

Mbretëresha nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Londër për të pritur Boris Johnsonin dhe pasardhësin e tij në Buckingham Palace të martën e ardhshme, kanë konfirmuar zyrtarët mbretërorë pasi thanë se politikanët do ta vizitojnë atë në Balmoral.

Ndihmësit e pallatit zbuluan se 96-vjeçarja do të presë Johnson së bashku me Liz Truss ose Rishi Sunak në rezidencën e saj në Malësitë Skoceze, ku ajo është në pushimin e saj tradicional veror, përcjell Telegrafi.


Mbretëresha tradicionalisht mban audiencë me kryeministrat që largohen dhe vijnë në Buckingham Palace – por zoti Johnson dhe lideri i ri konservator, të cilit do t’i kërkohet të formojnë një qeveri, do të udhëtojnë në Balmoral.

Ceremonia e 6 shtatorit do të shënojë herën e parë që një kryeministër ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht ose është emëruar larg nga Pallati Buckingham gjatë mbretërimit 70-vjeçar të Madhërisë së Saj, e cila është përballur me “probleme të vazhdueshme lëvizshmërie”.

Siç thuhet më tej, ndihmësit mbretërorë duan të shmangin detyrimin për të bërë ndonjë marrëveshje alternative të minutës së fundit nëse Mbretëresha do të vuante nga problemet e lëvizshmërisë ditën e javës së ardhshme.

Mediat britanike megjithatë thonë se ka precedent kur një kryeministër është emëruar larg nga Pallati Buckingham më shumë se një shekull më parë, me mbretin Eduard VII që ishte në Biarritz kur Herbert Henry Asquith pasoi Henry Campbell-Bannerman.

Fituesi i garës për të pasuar Johnson si kryeministër do të shpallet të hënën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori