LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha më e bukur në botës ka prezantuar vajzën e vet: Iman i ngjan shumë nënës së vet

Mbretëresha më e bukur në botës ka prezantuar vajzën e vet: Iman i ngjan shumë nënës së vet

Mbretëresha Rania me vajzën e vet ka marrë pjesë në një ngjarje humanitare në Nju-Jork

Mbretëresha me Mbretin Abdullah II i ka katër fëmijë – princin Hussein, princeshën Iman, princeshën Salma dhe princin Hashem.


Rania gëzon famën e mbretëreshës më të bukur dhe të veshur më së miri në botë, ndërsa tani ka treguar si duket e bija 25-vjeçare, Iman.

Ato janë shfaqur bashkë në Nju-Jork në një ngjarje humanitare, e cila ka tubuar personalitete të shumta të famshme dhe ka marrë gjithë vëmendjen, transmeton Telegrafi.

Mbretëresha dhe princesha kanë marrë shikime për fustanet e gjata elegante – Iman kishte veshur fustan të zi, ndërsa Rania dukej e mrekullueshme në fustanin ngjyrë të verdhë.

Iman rrallë shfaqet në ngjarje publike, merret me atletikë dhe është e fejuar.

Kohë më parë, edhe djali i madh i mbretëreshës, i cili ka diplomuar arkitekturën, është fejuar me vajzën e një biznesmeni të suksesshëm.

Mbretëresha Rania e Jordanisë ka lindur më 31 dhjetor 1970 në Kuvajt në një familje palestineze. Babai i saj, Faisal Sediki Al Jasin, ishte pediatër dhe nëna e saj, Ilham Jasin, një shtëpiake. Ajo u takua me princin e atëhershëm jordanez Abdullah në një darkë në vitin 1993.

Ishte dashuri me shikim të parë dhe ata u fejuan dy muaj pas takimit. Ata u martuan në qershor të vitit 1993 dhe Rania foli për dashurinë e saj me Abdullahun në një nga intervistat e rralla.

“Ai kishte një buzëqeshje të parezistueshme dhe një energji që e tërhiqte si një magnet. Çfarë mund të them, pjesa tjetër është histori. Kur flas për takimin tonë të parë, historia tingëllon si një përrallë, por realiteti është ndryshe. Të jesh një mbretëresha është në fakt një punë si çdo tjetër”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori