LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha e bizaritetit: Shet qiriun i cili mban aromën e meskëmbëve të saj

Mbretëresha e bizaritetit: Shet qiriun i cili mban aromën e meskëmbëve të saj

Aktorja Gwyneth Paltrow e cila viteve të fundit është bërë “wellness guru” në sajtin e vet Goop ndan këshilla të ndryshme të pazakonshme dhe shet gjëra edhe më të pazakonshme

Tani, në sajtin e vet, për 67 euro, qiriu i cili kundërmon aromë të meskëmbëve të saj. Dhe ajo që është edhe më e pazakonshme, qiriu tashmë është shitur! – transmeton Telegrafi.


Gvyneth madje, në përshkrimin e produktit, adhuruesve të vet u ka dhënë edhe sqarim për atë se si është krijuar qiriu.

“E gjitha ka filluar si shaka ndërmjet parfumerisë Douglas Little dhe GP – të dy kanë punuar në aromën, mirëpo ajo ka belbëzuar duke thënë “Ohhh… kjo ka aromë si vagjina ime” – dhe nga kjo ka rezultuar aroma argëtuese, tepër e mrekullueshme, seksi dhe shumë e bukur. Ka rezultuar që ajo është aromë ideale për qiriun”.

Aroma është përshkruar si përzierje germaniumi, agrume bergami dhe cedri, në kombinim me trëndafilin, ndërsa thuhet edhe që aroma është “fantazi, joshje dhe ngrohtësi e sofistikuar”.

Dhe derisa ju me siguri habiteni përse ajo e shet këtë, edhe aq më tepër përse ndokush do ta blinte… qiriu tashmë është shitur!

Të interesuarit mund të regjistrohen në një listë pritjeje për të paguar 75 dollarë që shtëpia t’u vijë “erë grua.” /Telegrafi/