LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmë ka filluar festivali ”Vera e Ohrit”

Mbrëmë ka filluar festivali ”Vera e Ohrit”

Me pjesëmarrjen e divës së operës, Elina Garança nga Lituania, nën shoqërimin e orkestrës së operës maqedonase dhe baletit dhe dirigjentit austriak, maestro Ion Marin, mbrëmë në Ohër, në Teatrin antik, është hapur edicioni i 56-të i festivalit ”Vera e Ohrit”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në 40 ditët e radhës, skena kulturore dhe muzikore e Ohrit do të ketë shfaqje të mbi 600 artistëve muzikor, aktorë dhe piktorë. Do të ketë 50 shfaqje muzikore, 9 shfaqje teatrale, 5 ekspozita dhe 8 filma./Telegrafi/