LAJMI I FUNDIT:

MBPZHR-ja investon në zgjerimin e sistemeve të ujitjes në komunën e Prizrenit

MBPZHR-ja investon në zgjerimin e sistemeve të ujitjes në komunën e Prizrenit

Ministria e Bujqësisë edhe sivjet ka vazhduar investimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes, me qëllim të rritjes së rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe thatësira.

Për këtë qëllim, MBPZHR-ja do të përkrahë edhe investimin për projektin e zgjerimit të sistemit të ujitjes në fshatrat Piranë, Landovicë, Tupec dhe Krajk të Komunës së Prizrenit.

Për realizimin e këtij projekti, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtorin e Kompanisë së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Jahja Kadrija. Këtë projekt e ka mbështetur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Prizrenit, Nezir Çoçaj, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka thënë se përfshirja e sipërfaqeve të reja nën ujitje përbën prioritet për ministrinë dhe ka shtuar se investimet për rregullimin e sistemeve të ujitjes do të vazhdojnë të bëhen edhe në të ardhmen.

“Ministria e Bujqësisë deri më tash ka arritur të ndërtojë kanale të ujitjes dhe të zgjerojë shumë sisteme ekzistuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës e këto investime do të vazhdojmë t’i bëjmë tashmë edhe përmes projektit për zgjerimin e kanaleve të ujitjes në fshatrat e komunës së Prizrenit, për të cilin projekt kemi dhënë mbështetje financiare, me qëllim që të rrisim rendimentet e prodhimtarisë bujqësore, duke ndikuar kështu edhe në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore”, ka thënë Halimi.

Ndryshe, përmes këtij investimi, i cili arrin vlerën prej 633 mijë euro, synohet që nën sistemin e ujitjes të përfshihen 328 hektarë të reja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori