LAJMI I FUNDIT:

Mblodhi mbi 100 mijë njerëz në koncertin në Argjentinë, Dua Lipa: E pabesueshme, pesë vite më parë ishin vetëm 1500

Mblodhi mbi 100 mijë njerëz në koncertin në Argjentinë, Dua Lipa: E pabesueshme, pesë vite më parë ishin vetëm 1500
Foto: Screenshot/Instagram

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon me koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Ajo së fundmi ka qenë e pranishme në Buenos Aires në Argjentinë, ndërkohë që është befasuar me pritjen që iu bë atje.

Në këtë event madhështor, siç tregon, të pranishëm kanë qenë mbi 100 mijë njerëz.


Dua Lipa (Foto: Screenshot/Instagram)

E njëjta ka publikuar një imazh në InstaStory, teksa ka bërë një krahasim me vitin 2017.

Krijuesja e hitit “Levitating” thotë se në koncertin e fundit që ka mbajtur në Buenos Aires kishin marrë pjesë vetëm 1500 persona, por pas pesë vitesh këngëtarja ka grumbulluar mbi 100 mijë adhurues në koncert.

Dua Lipa vjen me imazhe të reja atraktive teksa dokumenton qëndrimin në Argjentinë në kuadër të turneut “Future Nostalgia”
Lexo po ashtu Dua Lipa vjen me imazhe të reja atraktive teksa dokumenton qëndrimin në Argjentinë në kuadër të turneut “Future Nostalgia”

Ylli nga Kosova shton se kjo është e pabesueshme, gjersa ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Në koncertin tim të fundit në Buenos Aires në 2017, ishin 1500 persona. Është e pabesueshme të mendosh që në vetëm për dy netë u mblodhën në total mbi 100 mijë njerëz. Shumë faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë”, ka shkruar ajo.

Dua këtë kohë ka qenë nëpër vende të ndryshme, e në fillim të gushtit ishte edhe në Kosovë në “Sunny Hill Festival”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jvQFok3t-A0&ab_channel=CristianPanda

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori