LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Grupi koordinues ndër-ministror kundër dhunës në familje

Mblidhet Grupi koordinues ndër-ministror kundër dhunës në familje

Grupi koordinues ndërministror kundër dhunës në familje, kryesuar nga koordinatorja kombëtare, Nita Shala ka mbajtur sot takimin e radhës.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga policia, prokuroria, mbrojtësit e viktimave, gjykata, Ministria e Shëndetësisë, ajo e Arsimit, Punëve të Brendshme, Agjencia për Barazi Gjinore, Avokati i Popullit.


Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se lufta ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe dhunës në familje, mbetet luftë e pa kompromis për të cilën kërkoi të ndërmerren veprime konkrete për ngritjen e efikasitetit të këtyre institucioneve.

Në takim u raportua nga institucionet përgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, zhvillimet drejt hartimit të projekt-Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Po ashtu u raportua mbi punimet e Grupit të Përgjigjes Emergjente dhe hapave drejt krijimit të Komisionit Profesional që do të bëjë analizën e dakorduar nga anëtarët e Grupit të Përgjigjes Emergjente.

Pjesëmarrësit diskutuan edhe mbi data-bazën për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësinë dhe potencialin e saj si dhe planifikimi i fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori