Në Kuvendin e Kosovës sot (e martë) do të mbahen pesë takime të komisioneve parlamentare.
Sipas kalendarit, i pari që do të mblidhet është Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, mbledhja e të cilit nis nga ora 9:30.
Ndërsa i fundit që do të mblidhet është Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i cili në ora 14:00 do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.
Komisionet që do të mblidhen sot:
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 09:30);
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203);
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00);
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 11:00);
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 13:00);
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 14:00).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë
Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit
Presidenti turk Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti, pamje nga vizita
Trendi i rrezikshëm në "TikTok", tre nxënës të shkollës në Gllogovc të Lipjanit dyshohet se lënduan veten me mjete të mprehta
Specialja merr vendim për ankesën e Nasim Haradinajt
Policia Ushtarake e FSK-së ngrit kapacitetet e mbështetjes luftarake
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë