LAJMI I FUNDIT:

Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Mbjellja e barit në oborr i jep një pamje krejt të re shtëpisë tuaj

Ndërsa shumica mendojnë se bari është më mirë të mbillet në pranverë, kushtet e vjeshtës janë në të vërtetë më të mirat.


Në vjeshtë dheu është ende i ngrohtë dhe bari i ri ka mjaft kohë që të forcohet deri në pranverë dhe të lëshojë rrënjë.

Në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë, lexoni se si duhet të mbillni barin në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Mbjellja e barit në vjeshtë – procedura

Së pari, zgjidhni llojin e barit që do të mbillni në oborrin tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me ekspertët në dyqanin ku blini farat.

Zgjedhja duhet të varet nga drita që do të ketë oborri, a do të rritet në hije dhe a është sipërfaqja e sheshtë.

Kushtojini vëmendje afatit të ruajtjes së farave në mënyrë që të mos kenë cilësi më të dobët.

Bari mbillet më së miri në gjysmën e parë të tetorit, ndërsa para mbjelljes duhet të përgatisim dheun.

Dheu i thatë duhet të ujitet mirë dhe të përsëritet disa ditë para mbjelljes.

Hiqni gurët, barërat e këqija, parazitët dhe gropat dhe rekomandohet të imtësoni dheun me një grabujë metalike. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Kujdesi për kafshët
Kalo në kategori