LAJMI I FUNDIT:

Mbipopullohet Shëngjini, pëlqehet nga shqiptarët e Kosovës dhe të huajt

Mbipopullohet Shëngjini, pëlqehet nga shqiptarët e Kosovës dhe të huajt

Shqipëria është me fat për vijën bregedetare, e nga veriu në jug ajo është e gjitha e frekentuar nga turistë dhe pushues vendas e të huaj.

Vetëm 74 km larg Tiranës, ndodhet një tjetër plazh i njohur ranor që e zgjedhin qindra pushues.


Shumë i njohur është bregdeti i jugut përplazhet e tij, megjithatë shumë turistë dhe shqiptarë të Kosovës zgjedhin të pushojnë në plazhet e Adriatikut. Po shkruajmë për Shëngjinin.

Të huajt pëlqejnë edhe ushqimin, njofton TV Klan.

Plazhet janë të mbushura plot. Sado të ecësh nuk do mund të vësh re asnjë hapësirë të pashfrytëzuar nga pushuesit.

Madje ata e dinë shumë mirë se kush është mjedisi i duhur për të qëndruar.

Si këto dy turiste gjermane që kanë ardhur me rulotin e tyre dhe kanë zgjedhur mes shumë të huajve pikërisht këtë hapësirë në Shëngjin.

Por shumë prej tyre, duan të zbulojnë çdo cep që ofron kjo natyrë e bukur në bregdetin e veriut. Të tjerë të huaj kanë rezervuar një varkë për të shkuar jo shumë larg plazhit të Shëngjinit, ndërsa ne I ndjekim në këtë udhëtim.

4 km larg nga plazhi i Shëngjinit, ndodhet një bukuri e natyrës. Po flasim për Ranën e Hedhun, ku me ne në këtë varkë janë turistë që kanë zgjedhur për ta parë.

Ndërsa shkojmë drejt destinacionit të radhës, ata shijojnë pamjen e bregdetit shqiptar.

Ndërsa për Ranën e Hedhun kanë dëgjuar nga dokumentarët.

Teksa i afrohemi bregut, pushuesit në varkë, nuk presin që ajo të ankorohet, por kështu e shijojnë mbërritjen për të shkuar me not në këtë breg të njohur për natyrën unike.

Shëngjini si çdo qytet tjetër ka njohur rritje të numrit të turistëve të huaj me 40% më shumë se viti i shkuar.

Por veç Shëngjinit, qyteti i Lezhës ofron të tjera alternativa për këdo që zgjedh atë vend.

Ky sezon është më i suksesshmi për Shëngjinin, i cili është zgjedhur nga pushuesit edhe për Shtatorin.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori