LAJMI I FUNDIT:

Mbingarkesë e madhe në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, deri në 45 nxënës në klasë

Mbingarkesë e madhe në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, deri në 45 nxënës në klasë

Mbingarkesa e klasave në Fushë Kosovë po del te jetë pengesë për zhvillimin e mësimit.

Mësuesja Valentina Latifi-Aliu thotë për RTV Dukagjinin se numri i madh i nxënësve në klasë po e pengon produktivitetin.


“Kemi numër të madh të nxënësve nëpër klasa. Për ne mësimdhënësit kjo paraqet vështirësi në arritjen e cilësisë gjatë procesit mësimorë”.

Sipas mësimdhënësve ka klasë ku numri i nxënësve shkon deri në 45.

“Jemi ndarë në tri shkolla, por prapë kemi numër të mëdha të nxënësve. Ka klasë që kanë deri në 44 nxënës. Në si mësimdhënës nuk po mund të arrijmë me tregu cilësi në mësim”.

Drejtori i kësaj shkolle thotë se janë duke e trajtuar këtë problematik.

“Janë dy-tri paralele që kanë numër të madh të nxënësve, por jemi në proces që të formojmë se paku edhe një paralele për të ulur numrin e nxënësve nëpër klasë për të pasur një cilësi më të mirë”, deklaroi drejtori i shkollës “Mihal Grameno”, Ismet Gashi.

Në SHFMU “Mihal Gramono” në Fushë Kosovë vijojnë mësimin 1,900 nxënës./Telegrafi/