LAJMI I FUNDIT:

Mbillni tani dhe pas një muaji do të keni ballkonin më të bukur: Këto lule mund t’i mbjellin të gjithë!

Mbillni tani dhe pas një muaji do të keni ballkonin më të bukur: Këto lule mund t’i mbjellin të gjithë!

Lulet e saj hapen sapo t’i bien rrezet e para të diellit, ndërsa mbyllen kur bie nata

Kjo është ndër lulet më rezistuese të kopshtit, sepse përballon të gjitha kushtet klimatike, por edhe kushtet e tjera të pavolitshme, transmeton Telegrafi.


Bërdullaku (Portulaca grandiflora) lulëzon vazhdimisht, nga qershori deri në ngricat e para. Kudo që ta hidhni farën e kësaj luleje ajo do të mbijë dhe në atë vend do të rriten lulet më të bukura të cilat do ta zbukurojnë kopshtin nga qershori deri te ngricat e para.

Koha e volitshme për mbjelljen e kësaj luleje rezistuese, me fara apo fidanë janë marsi dhe prilli.

Mbillet në gurishte, në shtretër lulesh apo në lehë lulesh në kopshte. Në tarraca ku ka rreze dielli, në ballkone apo në dritare mund të kultivohet edhe në saksi, në sëndukë të vegjël.

E vetmja gjë që i është e domosdoshme është që t’i siguroni drenazh të mirë. Nëse i mbillni në saksi në fund të saksisë vendosni një sasi rëre.

Ujitja e lules rezistuese bëhet rrallë, eventualisht gjatë verës kur ka vapë të madhe.

Bërdullaku vetë shumohet. Në kopsht ku bien farat, të cilat mund t’u mbijetojnë kushteve të dimrit, rezistuesja do të mbijë edhe vitin e ardhshëm, por pak më vonë, në muajin maj.

Nëse dikush dëshiron t’i eliminojë me rrënjë këto bimë, do të ketë një problem një të vogël, sepse përhapin shumë fara, ndërsa nevojiten disa vjet që t’i eliminoni me rrënjë deri në fund.

Lulet e saj hapen sapo t’i bien rrezet e para të diellit, ndërsa mbyllen kur bie nata.

Lulet e rezistueses janë njëngjyrëshe apo në ngjyra të ndryshme: të bardha, të verdha, të portokallta, të trëndafilta, të kuqe, vjollcë, ndërsa kërcejtë mund të dallohen nga ata të valëzuar deri te të drejtët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

Stil
Kalo në kategori