LAJMI I FUNDIT:

Mbillet bredhi në kujtim të Shën Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës

Mbillet bredhi në kujtim të Shën Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skënder Asani dhe biografin Don Lush Gjergji, në kujtim të Shën Terezës kanë mbjellë bredhin në oborrin e Presidencës së Kosovës.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij”, tha Osmani.


“Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, Asani tha se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve.

“Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, tha Asani. /Telegrafi/