LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuari Musli Melenica, rikujton momentet e tmerrit 20 vite pas masakrës së Vushtrrisë (Video)

I mbijetuari Musli Melenica, rikujton momentet e tmerrit 20 vite pas masakrës së Vushtrrisë (Video)

Janë bërë 20 vite  prej kur forcat serbe masakruan rreth 70 qytetar në Vushtrri. Në vazhdim do të sjellim një rrëfim të njërit prej të mbijetuarve të kësaj masakre.

73 vjeçarit, Musli Melenica, forcat serbe ja vranë djalin, tre vëllezër dhe një djalë të vëllait, në masakrën e 22 Majit të vitit 1999 në Vushtrri. Masakër kjo në të cilën serbët vranë rreth 70 qytetarë civil. Musliu  thotë se serbët i kishin mbledhur banorët në një vend, pastaj kishin filluat ti ndanin në grupe.


“Na kanë ndalur në rrugë dhe pasi na kanë marrë gjërat me vlerë na kanë ndarë një nga një. Pasi i kanë ndarë i kanë prurë këtu dhe i kanë pushkatuar. Për dy orë është kryer pushkatimi dhe i kanë nisur kufomat për në Serbi…Kritere nuk kanë pasur, por udhëheqësi serb i ushtrisë i ndau 98 veta brenda një ore”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Musli Melenica.

Grupin e njerëzve që nuk e kishin ndalur për pushkatim, serbët e kishin detyruar të shkoj në një lëndinë, ku sot janë varrezat e të rënëve.

Në këtë vend siç kujton Melenica, kishin qenë të mbledhur rreth 30 mijë qytetarë.

“Kur kemi ardhur në këtë vend ka pasur pak njerëz, por ndërkohë u tubuan rreth 30 mijë veta. Filluan maltretimet e njerëzve nga ana e paramilitarëve e ushtarëve të Serbisë. Nga ora 11:00 filluan bombardimet e NATO-s në rrethin e Vushtrrisë dhe serbët njerëzit i ndan në tri grupe”, tregon më tej Musli Melenica.

Edhe në këtë vend, serbët i kishin ndarë burrat në tri grupe, të moshuar, të moshës së mesme dhe të rijnë.

“Kemi para që është kallur shtëpia e Karimanit. Kur kemi ardhur në shtëpi kemi parë gjak, këpucë letërnjoftime, pasaporta, gëzhoja, vrima në mure”, thotë ndër të tjera Musli Melenica.

Melenica thotë se pas disa orësh ishin kthyer në shtëpinë ku serbët I kishin ndalur disa nga qytetarët.

Pas vrasjes, serbët i kishin marrë kufomat edhe i kishin dërguar në Serbi.

Disa vite pas luftës, eshtrat e të masakruarve ishin kthyer në qytetin e Vushtrrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori