LAJMI I FUNDIT:

​Mbi 900 ankesa për policët e Kosovës dhe mbi 118 të suspenduar

​Mbi 900 ankesa për policët e Kosovës dhe mbi 118 të suspenduar
Foto: Ilustrim

Mbi 900 ankesa kanë dorëzuar qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës. Ky institucion gjatë këtij viti ka rekomanduar suspendimin e mbi 100 policëve, ndërkaq mbi 90 janë të arrestuar.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, në intervistën për KosovaPress, flet edhe për rastin ku dyshohet për sulm ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Kryeshefi Kushtrim Hodaj thotë për KosovaPress, se edhe këtë vit ka një numër të madh të ankesave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Edhe këtë vit ka qenë numër relativisht i lartë, prej 1 janarit deri sot kemi pranuar mbi 900 ankesa, të cilat janë trajtuar dhe po trajtohen në departamentet përkatëse në IPK… Janë ankesa për sjellje të ndryshme të policisë, duke filluar prej keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, për keqpërdorim, për marrje të ryshfetit në disa raste, për sjellje të pahijshme, për pakënaqësi në shqiptimin e gjobave në kundërvajtje”, deklaron ai.

Inspektorati Policor gjatë këtyre gjashtë muajve ka zhvilluar edhe operacionin e gjerë të koduar me emrin “Pika 1” dhe “Pika 2”, ku mbi 70 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë arrestuar dhe suspenduar.

“Këtë vit kemi pasur numrin më të madh të rekomandimeve për suspendim dhe të arrestimeve. Për shkak edhe të dy-tri rasteve që i kemi zhvilluar në luftën kundër korrupsionit, rastet që lidhen me policët e korruptuar në kufi në tri pika kufitare. Apo operacionet e njohura ( pika një, pika dy), ku 76 punonjës të policisë janë arrestuar dhe suspenduar vetëm në këto dy raste. Numri i të suspenduarve në tërësi gjatë këtyre shtatë mujave kalon 117 apo 118 zyrtarë, dhe mbi 90 zyrtarë janë të arrestuar”, shton ai.

Hodaj flet edhe për incidentin e para disa ditëve ndaj dy zyrtarëve të policisë, ku mesin e të dyshuarve është edhe ish-nënkryetari i Skenderaj, Nuredin Lushtaku. Në këtë rast, dy zyrtarë policor janë plagosur.

Ai thekson se deri në këtë fazë të hetimeve thuhet se policia ka qenë e sulmuar dhe kanë qenë të detyruar të përdorin forcën.

“Vlerësimi fillestar i prokurorit kujdestar dhe hetuesve ka qenë që në këtë fazë nuk ka dyshime për zyrtarë policor të përfshirë në vepra penale. Dhe në këtë moment që po flasim nuk ka dyshime për zyrtarë policor, atëherë është në kompetencë të Policisë të Kosovës dhe Prokurorisë që të zhvillojë më tutje hetimet. Ne jemi duke përcjellë si rast, në momentin që ka informacione dhe dalin prova që implikojnë zyrtarët policor në shkelje apo në tejkalim të forcës apo përdorim të armëve jashtë rregullave që parasheh Policia e Kosovës, sigurisht që do të kyçemi dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme hetimore”, thekson Hodaj për KosovaPress.

Megjithatë, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, shton se tejkalimi i përdorimit të forcës është prej veprave tipike në polici.

“Tejkalimi i përdorimit të forcës apo keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo shkaktimi i lëndimeve ndaj qytetarëve është një prej veprave tipike që ndodhë zakonisht në polici, për shkak se policia është organ i autorizuar të përdor forcën dhe kur kjo tejkalohet atëherë përbën shkelje dhe vepra penale. Sigurisht që shpesh herë është një vijë e hollë që i ndanë përdorimin e forcës bazuar në rregullat që ka policia. Në këtë rast, është raportuar si rast i përdorimit të forcës dhe është duke u hetuar edhe nga komisionet e brendshme të policisë, por edhe ne jemi duke e përcjellë në bashkëpunim me prokurorin përgjegjës që në momentin që identifikohen veprimet të policisë që janë në kundërshtim me rregullat dhe ligjin, sigurisht që do të merren veprime edhe ndaj zyrtarëve të policisë”, shprehet ai.

Katër vjet më parë, Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e mbi 90 zyrtarëve policor, për të cilët dyshohej se kanë probleme të shëndetit mendor. Ata janë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me status të invalidit të luftës.

Për këtë rast është ngritur kallëzim penal, i cili po trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Ka të bëjë me rastin e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo invalidëve të luftës që janë pjesë e Policisë së Kosovës. Në atë kohë ka qenë një rekomandim për shkak se ka vlerësuar se gjatë zhvillimeve të hetimeve duhet të suspendohen një pjesë të cilët kanë pasur ndër tjera edhe probleme shëndetësore. Mirëpo, aty ka pasur proces që janë ridërguar në kontrolle dhe shumica prej tyre kanë rezultuar që nuk i kanë ato probleme shëndetësore. Por, ne po ashtu kemi ngritur kallëzim penal për këtë kategori dhe për këtë numër të punonjësve dhe rasti është duke u trajtuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, përfundon Hodaj.

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit të kaluar ka trajtuar mbi dy mijë ankesa të qytetarëve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori