Me përkrahjen e Gjermanisë, përkatësisht përmes Organizatës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), në Prishtinë do të arrijë një delegacion i kompanive gjermane, të cilat do të zhvillojnë takime biznes me biznes (B2B) me kompani të përzgjedhura metalpërpunuese të Kosovës, anëtarë të Kllasterit të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtërishme të Kosovës (KIMERK) dhe të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).
Në prag të panairit “Macedonia Manufacturing Expo 2019”, që do të mbahet më 25 dhe 26 shtator në Shkup, të hënën në Prishtinë do të zhvillohen mbi 90 takime B2B ndërmjet kompanive blerëse gjermane dhe kompanive metalpërpunuese kosovare. Për herë të parë, do të zhvillohen takime B2B në sektorin e metalit, ndërmjet kompanive gjermane dhe atyre kosovare.
Delegacioni i kompanive gjermane udhëhiqet nga Anke Koch, menaxher ndërkombëtar nga Asociacioni për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME), me të cilin OEGJK ka filluar të bashkëpunojë që nga viti 2017. Delegacioni i BME, të martën do të vizitoi kompanitë kosovare, që janë pjesëmarrëse në takimet B2B.
Përveç këtij delegacioni, përmes OEGJK-së, në vizitë te kompanitë metalpërpunuese kosovare do të vijë edhe shefi i prokurimit të njërës prej kompanive më të vjetra që prodhojnë pjesë të automjeteve, profileve të aluminit dhe pjesëve rezervë për makinat bujqësore.
Më 25 dhe 26 shtator në Shkup do të mbahet panairi rajonal “Macedonia Manufacturing Expo 2019”. Në këtë panair do të marrin pjesë 12 kompani nga Kosova, nën koordinim të OEGJK, e në bashkëpunim të ngushtë me KIMERK-un dhe përkrahje të GIZ, KIESA dhe Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Në panair kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 35 kompani blerëse nga Evropa dhe 70 furnizues vendor që prodhojnë produkte siç janë pjesët metalike për makina, pjesët rezervë, fletët metalike, pjesët hidraulike, teneqet dhe rezervarët, produktet e gomës, plastikës dhe qelqit.
Këtë aktivitet OEGJK e zhvillon në bashkëpunim me AHK Nordmazedonien dhe Shoqatën e Metaleve MAMEI. Vitin e kaluar në këtë Konferencë janë zhvilluar 395 takime B2B mes 30 kompanive ndërkombëtare dhe investitorëve të huaj dhe 61 kompanive lokale.
Kompanitë kosovare do të kenë mundësi të shumta për takime B2B dhe rrjetëzim, gjatë gjithë javës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre