Vërshimet e fundit në territorin e komunës së Mitrovicës, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 9 milionë e 100 mijë euro.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj Komune, Arian Tahiri, gjatë një interviste për KosovaPress.
Vërshimet të cilat kanë ndodhur në janar të këtij viti kanë prekur ekonomitë familjare, bizneset private, infrastrukturën publike, bujqësinë etj.
E nënkryetari Tahiri tha se kanë ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura.
“Në bazë të raporteve profesionale që i kanë bërë zyrtarët e komunës së Mitrovicës, 10 shtëpi janë të pabanueshme, pra janë të dëmtuara tërësisht, ndërsa 200 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht. Pra ato mund të renovohen dhe ka mundësi që të bëhen të jetueshme përsëri… Ne kemi arritur ta finalizojmë raportin dhe në bazë të këtij raporti dëmi në Komunën e Mitrovicës së Jugut është 9 milionë e 100 mijë euro. Këtu përfshihen bizneset private, ekonomitë familjare, infrastruktura publike, objektet publike, vlera në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Tahiri.
Duke folur për ndihmën e komunës ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet, ai ka falënderuar edhe njerëzit e vullnetit të mirë dhe organizatat bamirëse gjithandej trojeve shqiptare, të cilët, siç u shpreh ai, kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në momentet më të duhura, në mënyrë që qytetarët ta tejkalojnë sa më lehtë këtë sfidë.
Tahiri theksoi edhe krijimin e fondit prej gjysmë milion euro nga ana e komunës për familjet e prekura nga këto vërshime, derisa e potencoi si shumë të rëndësishme faktin që në këto vërshime përveç dëmeve materiale nuk ka pasur humbje në njerëz.
“Tek mbështetja, dua t’i falënderoj njerëzit e vullnetit të mirë, organizatat bamirëse në Mitrovicë, Kosovë, mirëpo edhe në viset e tjera me shqiptarë… I kemi mbështetur me pako ushqimore, batanije, gjëra higjienike… Si komunë kemi bërë strehimin e familjeve në nevojë, nëpër shtëpi, banesa private, ku komuna ka marrë përsipër t’ua mbulojë qiratë, gjithashtu edhe nëpër hotele të qytetit. Është e rëndësishme që nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur, asnjë individ dhe familje nuk ka mbetur në rrugë… Përtej kësaj, ne si ekzekutiv kemi propozuar dhe është aprovuar me votë unanime nga asamblistët e Kuvendit Komunal… një fond prej 500 mijë eurosh, i cili do të jetë i dedikuar për familjet e prekura”, u shpreh Tahiri. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City