LAJMI I FUNDIT:

70 ushtarë të rinj profesionistë në Ushtrinë e Maqedonisë, vijon konkursi edhe për 200 të tjerë

70 ushtarë të rinj profesionistë në Ushtrinë e Maqedonisë, vijon konkursi edhe për 200 të tjerë

Armata po zhvillohet, përforcohet dhe ajo që është me rëndësi siç e shohim sot, Armata jonë po rinohet. Ju sot bëheni pjesë e institucionit më të vlerësuar, më të respektuar me besim më të madh në shtetin tonë, ka thënë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në pritjen e sotme të 70 ushtarëve të rinj profesionistë në kazermën “Ilinden”.

Shekerinska, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, theksoi se investimet në Armatë në tre vitet e fundit kontribuuan për herë të parë pas shumë viteve, që interesi të jetë jashtëzakonisht i madh.

“Për herë të parë, për 70 vende për ushtarë kemi 750 kandidatë, praktikisht nga 10 kandidatë për çdo vend. Kjo tregon se investimi ynë në institucion, në kushte dhe pajisje më të mira, tani më vërehet nga ana e të gjithëve”, porositi ministrja.


Shekerinska informoi se në ditët në vijim do të shpallet konkurs i ri për pranimin e edhe 200 ushtarëve profesionistë të cilët përveç asaj që e rinojnë Armatën, do të krijojnë edhe kapacitet të ri në të cilin Armata dhe Ministria do të investojnë.

“Pranimi në NATO, ardhja e Brigadës së Evropës Juglindore, pajisja e re dhe rritja e pagave në Armatë, kontributi në gjendjen e jashtëzakonshme, vend i liderit në transparencë dhe besimi tek qytetarët, kanë bërë që viti 2020 të jetë vit edhe më i suksesshëm në pjesën e mbrojtjes”, ka thënë Shekerinska.

Në solemnitet me rastin e pranimit të ushtarëve të rinj mori pjesë edhe shefi i SHM-së së ARM-së, Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i kazermës “Ilinden”.

Me pranimin e sotëm të 70 ushtarëve, numri i përgjithshëm i ushtarëve të rinj të pranuar në tre vitet e fundit arrin 630./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori