LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 për qind e njerëzve besojnë se kriptovaluta Bitcoin do të dyfishojë vlerën gjatë 2020-së

Mbi 70 për qind e njerëzve besojnë se kriptovaluta Bitcoin do të dyfishojë vlerën gjatë 2020-së

Bitcoin kohëve të fundit ka reaguar me ashpërsi ndaj skeptikëve, ku aktualisht kriptovaluta po tregtohet me 9 mijë dollarë.

Atmosfera e entuziazmit e krijuar, bëri që Alex Kruger, një njohës i tregut të kriptovalutave bëri që në rrjetin social Twitter të pyes rreth asaj që pritet të ndodh gjatë vitit 2020, përcjell Telegrafi.

Nga mbi 4 mijë pjesëmarrës në anketë, rezultatet treguan se 47.1 për qind besojnë se Bitcoin do të shkojë mbi 20 për qind dollarë për njësi këtë vit, afër një e treta mendojnë se kriptovaluta do të qëndrojë mes vlerës 14 mijë deri në 19,999 dhe 25 për qind thanë se Bitcoin do të qëndrojë nën 13,999 dollarë dollarë.

Pra, anketa zbulon se mbi 75 për qind e pjesëmarrësve besojnë se Bitcoin do të dyfishojë vlerën këtë vit. /Telegrafi/