LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 aksidente trafiku për dy ditë, 8 persona të vdekur që nga janari

Mbi 70 aksidente trafiku për dy ditë, 8 persona të vdekur që nga janari

Aksidenti me përfundim tragjik që ndodhi të hënën tek Ministria e Arsimit në Prishtinë nuk ishte i vetmi.

Një ditë më parë ndodhën plot 70 aksidente, të cilët përfunduan me lëndime pjesëmarrësve në komunikacion.


E, ndonëse jemi në muajin e dytë të vitit, deri tani jetën në trafik e kanë humbur tetë persona.

Mirëpo, Jeton Rexhepi që udhëheq Divizionin për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës, thotë se situata me aksidentet është më e mirë sesa vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar deri në këtë periudhe të vitit kanë qenë 16 ndërsa tani janë 8. Por është edhe numri i aksidenteve ne lëndime shënon rënie. Është në rritje numri me aksidente me dëme të vogla material që ka rrite edhe numrin e aksidenteve në përgjegjësi”, ka thënë Rexhepi.

Aksident i rëndë në Prishtinë - një i vdekur
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Prishtinë - një i vdekur

Rexhepi tregon se që nga 22 shkurti, Policia ka urdhëruar që të krijohet siguri më e madhe edhe për këmbësorët, si dhe kanë nisur një fushatë për vetëdijesimin e tyre.

Në ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava po thotë se pos këtyre, Policia e Kosovës duhet të ashpërsojë dënimet për thyesit e rregullave në trafik.

“Nëse vazhdohet kështu a mund të folim për një shtet legal që ekziston dhe jetëson ligjet e veta pra në bazë të kësaj duhet MPB si institucion t’i ashpërsoj ligjet e veta dhe t’i angazhoj policinë që ata të ndërmarrin preventive”, ka thënë Tërnava.

Dje në Prishtinë mbeti i vdekur një 26-vjeçar, pasi që një veturë e ka goditur semaforin, i cili më pasi e goditi qytetarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes./RTV Dukagjini

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori