LAJMI I FUNDIT:

Mbi 7 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina” nis sot shkyçjen e bizneseve borxhlinj

Mbi 7 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina” nis sot shkyçjen e bizneseve borxhlinj

Sektori i bizneseve të vogla e të mëdha i ka borxh mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha), kompanisë së ujësjellësit KRU “Prishtina”.

Si rrjedhojë e kësaj, kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, nga sot do të nis shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit të gjitha këto biznese që nuk kanë paguar faturat e ujit.


“Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Më tej kompania e ujësjellësit thotë se do të ngris edhe kallëzime penale për të gjithë ata që bëjnë kyçje të paautorizuar.

“Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/