Mbi 500 ushtarë dhe pjesëtarë të njësive speciale e kapën në xhungël, pamje që tregojnë aksionin për arrestimin e “Escobarit” të shekullit XXI
Narkodileri më i kërkuar në Kolumbi dhe lideri i Klanit të Gjirit, Daira Antonio Usuga, i njohur me nofkën Otoniel, është arrestuar gjatë një operacioni që është realizuar nga forcat e armatosura kolumbiane.
Për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij, Kolumbia kishte ofruar një shpërthim prej rreth 3 miliard pezos (rreth 800.000 dollarë), derisa qeveria amerikane 5 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.
Departamenti amerikan i Shtetit, e ka përshkruar Otonielin si “person të armatosur dhe shumë të dhunshëm”. Siç raporton CNN, ky arrestim është goditja më e fuqishme ndaj narko-mafias në Kolumbi.
Presidenti i këtij vendi Ivan Duke, ka konfirmuar arrestimin e tij – duke e krahasuar me atë të rënies së Pablo Escobarit, tri dekada më parë.
Colombia:Captured alias Otoniel maximum head of the Clan del Golfo: Captured Darío Antonio Úsuga, alias ‘Otoniel. In a joint operation, the Army and the Police captured the most wanted drug trafficker in Colombia, Darío Antonio Úsuga, alias‘ Otoniel ’
in the Nudo del Paramillo. pic.twitter.com/n8q9YDsaL0— worldnews24u (@worldnews24u) October 24, 2021
“Është shpartallimi më i rëndë dhënë tregtisë me drogë në vendin tonë gjatë këtij shekulli. Mund ta krahasojmë me rënien e Escobarit gjatë të 90-ve”, ka shtuar ai.
Si pasojë e këtij operacioni ka humbur jetën një polic, e Otoniel ishte një gueril i majtë, më pas pjesëtarë i forcave paraushtarake të djathtës, duke u shndërruar në lider të bandës kriminale Clan del Golfo (Klani i Gjirit).
Ai akuzohet se ka kryer mbi dhjetë shpërndarje të kokainës nëpër SHBA, e Duke ka njoftuar se gjithashtu akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe trafikim me qenie njerëzore.
Karteli në të cilin ai ishte në krye, përbëhet nga ish-anëtarë të organizatave terroriste që përdorin dhunën dhe frikën për të kontrolluar tregun e narkotikëve, laboratorët për përpunimin e kokainës, shtigjet nga e kalojnë drogën si dhe hapësira të fshehta për aterimin e aeroplanëve.
Autoritetet kanë njoftuar se agjentët në terren ishin koordinuar me SHBA-të, Britaninë e Madhe – duke sjellë mbi 500 ushtarë dhe pjesëtarë të forcave speciale kolumbiane, që kishin për cak “strehimoren” e Otonielit në xhungël, ku ruhej nga tetë hallka të sigurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ia vodhi Rolexin, tentoi ta shtyp hajnin e armatosur me Lamborghini – pamjet nga Brazili bëhen virale
Komandanti i ushtrisë suedeze: Putin synon të kontrollojë Detin Baltik, ia ka vënë syrin ishullit Gotland
Majmunët bien të ngordhur nga pemët për shkak të valës së fortë të të nxehtit në Meksikë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251