Në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan po qëndrojnë mbi 40 të mitur që kanë shkelur ligjin, disa prej tyre edhe për vrasje të rëndë. Zyrtarët për Punë Sociale kërkojnë mbështetjen e familjarëve për këta persona, derisa vetë të burgosurit kanë mesazhe për bashkëmoshatarët e tyre.
Thonë se dera e burgut është e madhe për të hyrë, por e vogël për të dal! E tillë i duket edhe një të mituri nga komuna e Gjilanit që ndodhet në Qendrën korrektuese në Lipjan tash e disa vjet.
E për vrasjen që e kreu para disa vitesh, ky i ri do të qëndroj prapa grilave edhe disa vjet.
“Unë këtu kom ardhur në moshën 16 vjeçare, gjendem këtu qe 4 vjet e disa muaj, jam i dënuar për veprën penale vrasje e rëndë, 6 vite e 6 muaj” , tha i mituri .
Ndonëse i privuar nga liria, ai kohën në burg po e shfrytëzon për të studiuar.
“Marrëdhëniet këtu i kam me të gjithë kolegët mirë, me stafin kom marrëdhënie të mira, s’kam problem me askënd, këtu me shoqin bëjmë aktivitete sportin e disa trajnime i bëjmë bashkë, unë jam student i vitit të dytë në fakultetit ekonomik në ‘Hasan Prishtina’, studimet banka dhe financa, gjatë ditës e kom procesin mësimor, mësoj, i kryej do detyra të fakultetit, do ushtrime, përgatitem për provime”, thotë i mituri për RTK-në.
I penduar për atë që ka bërë, gjilanasi ka një thirrje për të gjithë.
“Mesazhi im për të tjerët me qenë më të përmbajtshëm, të mendojnë dy herë para se me bo diçka, edhe të mendojnë arsyeshëm. Unë jam penduar menjëherë si ka ndodh, nuk kom deshtë me ndodh ajo që ka ndodh, po fati kish qenë i tillë. Presim me gëzim kur vjen vikendi se dëshira për me shkua te familja, me kanë pranë gjirit familjar është dëshirë që nuk ndërrohet me asgjë tjetër këtu nuk na mungon asnjë kusht tjetër përveç largesa që jena larg familjes”, tha ai.
Për jetën e të miturve në burg foli zyrtarja për Punë Sociale në këtë qendër, Flakë Ymeri, sipas të cilës, mbështetja e familjarëve nuk duhet të mungoj asnjëherë për këta persona.
“Nuk do të thotë që gjithçka është e errët në qendra korrektuese, nuk dua ta quaj burg sepse është edhe një rrethanë lehtësuese ndoshta për publikun dhe të miturit edhe familjarët e tyre, sepse ne këtu trajtojmë të gjithë të miturit varësisht prej kategorisë në mënyrën e barabartë e të njëjtë, ne as nuk gjykojmë as nuk paragjykojmë për veprimet e tyre, interesi jonë është qe të miturit të dalin sa më të dobishëm prej institucionit tonë”, tha Flakë Ymeri, zyrtare për punë sociale.
Qendra korrektuese për të mitur në Lipjan ka kapacitet për 120 persona, derisa aktualisht aty janë mbi 40 të mitur që kanë shkelur ligjin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe